“Do të marrim jetën”, portieri i Anglisë punëson truproja për veten dhe gruan

schedule09:19 - 28 Tetor, 2020

schedule 09:19 - 28 Tetor, 2020

Liverpool-Everton nuk është një derbi dosido, ndërkohë që përballja e fundit pati goxha polemika. Shkak u bë një ndërhyrje e Jordan Pickford ndaj Virgil Van Dijk, i cili më pas mësoi se kishte këputur ligamentin e gjurit dhe kështu i duhet të mungojë të paktën 6 muaj.

Tifozët e “The Reds” janë tërbuar dhe ndaj portierit të Anglisë mesazhet kanë qenë të shumta. Nuk kanë munguar as kërcënimet për të dhe familjen e tij dhe ai është detyruar të marrë edhe masa për këtë situatë në të cilën është përfshirë.

Dailu Mail në Angli shkruan se Pickford ka punësuar një kompani që merret garantimin e sigurisë fizike dhe kështu ai dhe bashkëshortja e tij do të ruhen me truproja. Nuk dihet për sa kohë do të ndodhë diçka e tillë, por për momentin ky hap është parë i arsyeshëm nga portieri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!