OBSH: Rritet me 40% numri i viktimave nga COVID-19

schedule20:46 - 27 Tetor, 2020

schedule 20:46 - 27 Tetor, 2020

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar rritje të viktimave nga COVID-19.

Sipas OBSH , numri i viktimave nga koronavirusi gjatë 24 orëve, u rrit me 40 % në krahasim me javën e kaluar.

Margaret Harris tha se Franca, Spanja, Britania e Madhe, Holanda dhe Rusia janë vendet të cilat kanë regjistruar më shumë viktima.

“Shqetësues mbetet fakti që njësitë e kujdesit intensiv po mbushen me njerëz me simptoma të rënda të koronavirusit”, tha Harris.

Po ashtu bëri me dije se Evropa pos shesh rritje të raste ve dhe viktimave duke krijuar një situatë alarmante.

Gjithashtu bëri thirrje për një menaxhim më të mirë të kapaciteteve në spitale, ndërsa theksoi se efekti i masave anti-covid mund të shikohet pas dy javësh.

Ndërkohë në Francë, qeveria po diskuton masa më të rrepta, duke përfshirë shtetrrethimin të vendosur tashëm në Paris dhe në disa qytete të tjera.

Italia u përfshi në protesta kundër kufizimeve të lëvizjes. Protestat u shoqëruan me përplasje të  dhunshme me policinë ku edhe u përdor gaz lotsjellës.

Belgjika po ashtu ka shënuar një rritje të pacientëve të shtruar në spitale më 80%.  Autoritetet shëndetësore paralajmërojnë rritje të pacientëve pasi gjysma e shtretërve në kujdesin intensiv janë plotësuar./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!