Mos bëj dashuri, nëse nuk kanë libra! A u pendua Kumbaro për statusin apo ka gati një të ri?

schedule18:13 - 27 Tetor, 2020

schedule 18:13 - 27 Tetor, 2020

“Ne duhet t’i bëjmë librat interesantë sërish. Nëse t’i shkon në shtëpinë e dikujt dhe sheh që ata nuk kanë libra, mos bëj dashuri me ta. Mos i lini t’ju zbulojnë para se të kenë zbuluar sekretin universal të librave”, janë rreshtat e stutusit të ish-ministres Mirela Kumbaro që bëri xhiron në rrjetet sociale dhe median online.

Kumbaro tha në programin e “ABC e Pasdites” me Ermal Peçi se kur e shkroi si status nuk kishte imagjinatë shumë të lartë, por iu referua edhe autorëve të huaj.

‘Mos më thuaj që statusi që bëri shashkën para disa kohësh të gëzoi? Do e ribëje? – pyeti Ermali, Kumbaron.

“U bë legjendare. E para njëherë që nuk më rrëshqiti, por ishte me vetëdije të plotë. Bëra atë që doja dhe arrita atë që doja”.

A kemi një status të ri, a e ka gjetur një të ri Kumbaro?  Përgjigjen e gjeni në intervistën në Youtube.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!