U nxor nga kampi, e dobët fizikisht, Floresha Rasha u transportua me barrelë nga Rinasi

schedule18:18 - 27 Tetor, 2020

schedule 18:18 - 27 Tetor, 2020

Këtë të martë u riatdhesuan 5 personat e parë nga zonat e konfliktit në Siri.

Tërheqja e tyre u mundësua nga forcat e Antiterrorit dhe partnerët ndërkombëtarë, ndërsa në Shqipëri u pritën nga dhjetëra familjarët dhe të afërm.

Operacioni i ditëve të fundit pritet të pasohet me tjetër ndërhyrje për të rikthyer të tjerë shtetas shqiptarë.

Lexo edhe: Riatdhesimet nga Siria, Rama: Operacioni ishte i suksesshëm, kemi identifikuar të tjerët

Floresha Rasha u riatdhesua së bashku me tre fëmijët e saj, Amar Rasha, Emel Rasha dhe Hatixhe Rasha.

Floresha Rasha e dobët dhe e lodhur fizikisht u transportua me barrelë nga Rinasi, për tu nisur më pas me autoambulancë drejt Tiranës.

Lexo edhe: VIDEO emocionuese, momenti kur Endri Dumani përqafon nënën mes lotësh: I bukri i mamit

Familjarët prej vitesh jetonin me ankthin e fatit të jetës së të afërmve të tyre.

Lexo edhe: Me maska dhe arme, si u nxorën nga “ferri” i kampit Al-Hol në Siri fëmijët shqiptarë

Ndërkohë, pasditen e sotme Amar Rasha, Emel Rasha, Hatixhe Rasha, nëna e tyre Floresha Rasha dhe Endri Dumani, prekën tokën shqiptare pas shumë vitesh në Siri.