Kodi Zgjedhor, Rama: Nuk presim asnjë sekond! Opinioni i Venecias do adresohet pas 25 prillit

schedule13:48 - 27 Tetor, 2020

schedule 13:48 - 27 Tetor, 2020

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Rinasi se Kuvendi nuk do të presë asnjë sekond për miratimin e Kodit Zgjedhor në Kuvend për shkak se zgjedhjet janë më 25 prill. Ai tha se nuk ka kohë për të pritur pavarësisht se e respekton dhe mirëpret Komisionin e Venecias, duke shtuar se rekomandimet e saj do të adresohen pas 25 prillit. Kreu i qeverisë theksoi se strukturat e reja zgjedhore kanë nevojë të kenë një ligj zgjedhor të shkruar të zezën mbi të bardhë për të nisur nga përgatitja e procesit zgjedhor.

“Unë ia kam sqaruar edhe Komisionerit që parlamenti nuk do të presë asnjë sekond për arsye se kemi zgjedhje në 25 prill, nuk presim për shkak të një spiraleje ku na fton presidenti Ilir Meta. Venecia është e mirëpritur të sjellë kur të pjesë opinionin e vet. Ai do të diskutohet me të gjitha forcat politike dhe nuk do të mbetet asnjë çështje pa adresuar. Nuk kemi për të humbur. Strukturat e reja kanë nevojë të kenë të shkruar të zezën mbi të bardhë ligjin zgjedhor. Ne nuk kemi asnjë arsye të mos e refuzojmë Ilir Metën me të gjithë këtë përpjekje që është si përpjekja e një lideri alternativ të një opozite të copëtuar dhe lider të një partie të degraduar”, tha Rama./mv.abcnews.al