7 oficerë të skualifikuar, kallëzim penal ndaj Komisionit në BKH: Falsifikuan dokumentet

schedule11:55 - 27 Tetor, 2020

schedule 11:55 - 27 Tetor, 2020

Shtatë oficerë të skualifikuar në garën për Byronë Kombëtare të Hetimit kanë kallëzuar penalisht Komisionin e Vlerësimit që përzgjedh hetuesit e byrosë.

Dritan Prenci, Enkelejda Millonai, Vladimir Mara, kryeprokurori i SPAK-ut, Arben Kraja, si dhe drejtoresha e BKH-së, Aida Hajnaj kallëzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.

Nga 403 kandidatë testin fizik e kanë kaluar vetëm 103, ndërsa 300 të tjerë nuk janë kualifikuar në garën për hetues të BKH-së./mv. abcnews.al