Në një bashkëbisedim me gazetarët, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi foli ndër të tjera për zhvillimet e fundit politike në vend.
Kryemadhi u pyet nga gazetarja e Abc News, Erneta Shevroja për përfaqësimin e LSI në zgjedhje dhe për mënyrën e ndarjes së sektorëve me partnerët e opozitës.
Lidhur me këtë, ajo tha se fokusui i LSI është rinia dhe arsimi. Sipas saj pikë e panegociueshme e LSI është integrimi evropian, megjithatë shtoi ajo, ndarja se qeverisë gjëja e fundit që unë ka në mendje.
“Përsa i përket angazhimit të LSI jemi të fokusuar rinia dhe arsimi. LSI është parti e të rinjve. 80% e elektoratit janë nga mosha 18 deri në 35. Votuesit e LSI vijnë gjithnjë duke u shtuar. Ndarja se qeverisë gjëja e fundit që unë kam në mendje. Shumë e rëndësishme është që të shkëputemi nga aksidenti Rama që i a kushtuar shumë shqiptarëve. LSI një nga pikat e panegocieushëm që ka edhe me partnerët është çështja e integrimit evropian, përfshirja e Shqipërisë në BE. Dhe më pas vjen ajo që është më e rëndësishme që ne kemi dakordësi për disa pika të tjera qe do i zhvillojmë më vonë me PD. Dhe ne si LSI kemi zgjedhje e delegatëve dhe Konventën Kombatare ku do të kemi pikat kruesore që ne do të angazhohemi. Përpara se këto të bëhen deklarative do të kemi një konsultim më të ngushtë me partnerë tanë. Do të jemi bashkë edhe pas 25 prillit”, tha ajo.
E pyetur nga gazetarja nëse do të kenë një grup të ri parlamentar apo do të kenë edhe emra e vjetër, Kryemadhi tha: “Unë them që ne duhet tu japin shansin dhe mundësinë të rinjve dhe të rejave. Janë edhe emrat e rinj, por nga ana tjetër anëtarësimet e LSI me të rinj dhe të reja, djem dhe vajza, të rinj që janë jashtë. Ne edhe në takimet që kemi pasur vizitat e fundit të SHBA dhe Bruksel me ta, dhe të përgatitjes së një strategjie janë pjesë e LSI. Ka shumë djem dhe vajza edhe pse nuk kanë tundur familjet e partive janë më patriotë se disa politikanë. Shqipëria ka nevojë sot për patriotë. Unë kam besim te brezi i ri”.
Gjatë fjalimit të saj, Kryeadhi po ashtu u ndal tek çështja e naftëtarëve të Ballshit, për të cilin tha se LSI i është drejtuar SPAK.
“Ne si LSI i jemi drejtuar SPAK-ut për të hetuar rreth kësaj afere korruptive, por edhe Kontrollit të Lartë të Shtetit, një institucioni tjetër të cilët kanë për detyrë që jo vetëm të hetojnë, por dhe të vendosin para përgjegjësisë, duke patur parasysh që është një proces gjyqësor ku shteti shqiptar është me firmën fantazmë ose guaskë që normalisht janë mësuar ta përdorin sot dhe ka dalë si metodë e re për të lëvizur, mashtruar dhe përfituar nga paratë e buxhetit shqiptar dhe të pasurive shqiptare, ku ajo që është më e rëndësishmja dhe që duam të theksojmë është që përgjegjësia e shtetit shqiptar për rafinerinë e naftës së Ballshit është e drejtpërdrejtë, është shumë e thjeshtë sot”, tha ajo.
Kryetarja e LSI po ashtu komentoi edhe deklaratën e Komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, i cili i kërkoi mazhoracës të presë mendimin e Komisionit të Venecias për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Kryemadhi tha se e mirëpret deklaratën e Komisionerit
“Angazhimi i opozitës së bashkuar ka qenë përfshirja në Këshillin Politik. Ajo që duam të theksojmë është se i qëndrojmë marrëveshjes së 5 qershorit që krijon garanci për ndërkombëtarët, por nga ana tjetër ajo që ka ndodhur me ndryshimet kushtetuese pavarësisht se komisoneri bëri një kërkesë që të presë mazhoranca nuk tregon gjë tjetër veçse mungesën e besimit që ka Rama dhe grupi i tij për zgjedhjet. Unë e mirëpres kërkesën e komisionarit, por kjo nuk do të thotë se puna e opozitës të ngelet deklarative. Beteja e opozitës është 25 prilli. Sot shqiptarët s’kanë nevojë më për denoncime, dhe nga ana tjetër s’ka nevojë tu thuash fermerëve që çdo ditë e më shumë janë në një pozitë më të keqe. Apo të shkojmë te një gjimnazist për sa i përket angazhimit. Roli jonë është çfarë do bëjë opozita pas 25 prillit që nuk do të jemi më opozitë”, tha ajo g.v/abcnews.al