Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut bën me dije se 15 pacientë kanë humbur jetën nga koronavirusi gjatë 24 orëve.
Autoritetet njoftojnë se janë realizuar 737 testime, ndërsa kanë rezultuar pozitiv 247 raste.
Rastet pozitive sipas Ministrisë së Shëndetësisë: në Shkup-116, Kumanovë-4, Shtip-12, Prilep-23, Tetovë-10, Strugë-12, Veles-7, Manastir-8, Ohër-14, Kavadar-2, Gostivar-10, Strumicë-6, Kriva Pallankë-3, Radovish-2, Koçan-3, Probishtip-5, Demir Hisar-1, Makedonski Brod-1, Kërçovë-6 dhe Resnjë-2.
Po ashtu raportohet se 321 pacientë janë shëruar.
/abcnews.al/