“Mund të ushqehet një vit falas në restorantin tim”, goli në derbi nderon Haaland

schedule10:57 - 26 Tetor, 2020

schedule 10:57 - 26 Tetor, 2020

Dortmund fitoi 3-0 derbin me Schalke 04 ditën e shtunë, një nga duelet më të forta dhe më të zjarrta në Bundesligë. Verdhezinjtë i realizuan golat e fitores në fraksionin e dytë të ndeshjes, me anë të Akanji, Haaland dhe Hummels.

Bomberi norvegjez gjeti golin e pestë në kampionat për këtë sezon, ndërsa Dortmund renditet në vend të tretë me një pikë më pak se kryesuesit e Leipzig. Haaland ka përfituar një dhuratë të veçantë pas golit në Revierderby.

Erling është një djalë i jashtëzakonshëm. Ke përfituar vakte falas për një vit në ‘ Mit Schmackes’, vëlla“, shkruan Kevin Grosskreutz në Instagram. 32-vjeçari, i cili ka veshur 6 herë fanellën e Gjermanisë, ka luajtur për 6 vite me Dortmund (2009-2015) dhe mbetet një tifoz i thekur i kësaj skuadre.

Suksesi në derbin e fundit e ka lumturuar, njësoj si goli i 20-vjeçarit nordik. Grosskreutz vazhdon të luajë futboll, aktivizohet me Uedirgen në divizionin e tretë të futbollit gjerman dhe është pronari i restorantit ku Haaland mund të konsumojë çfarë të dojë për një vit rresht. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!