Kujtim Gjuzi pa maskë në Ballsh, u jep premtimin naftëtarëve: Për ju do ta ‘ndez’ parlamentin

schedule13:53 - 25 Tetor, 2020

schedule 13:53 - 25 Tetor, 2020

Sot në Ballsh në mbështetje të naftëtarëve ishte deputeti Kujtim Gjuzi. Duke injoruar rregullat për parandalimin e përhapjes së covid-it, pa maskë dhe pa ruajtur distancën, ai takoi naftëtarët dhe u premtoi se duke filluar nga nesër do ta ‘ndezë’ parlamentin duke ngritur zërin për të drejtat e tyre dhe pagat e prapambetura.

Kam ardhur që kur ne të kemi fuqi, dhe do të kemi fuqi një ditë, jo vetëm lekët që u kanë vjedhur 30 vite, por edhe pusin që është djegur atje tre vite, ’81-84… Këtu është bërë nami duke u shitur dhe blerë naftë, kjo është skandaloze. Ata që kanë vjedhur uzinën këtu, drejtësia do të bëhet një ditë.

https://youtu.be/pXVNKgh8yDY

Ju keni një njeri këtu, që i urojmë shërim të shpejtë, kryetarit, do të shkoj ta vizitoj edhe 200 të ketë temperaturën dhe sikur të ketë covid le të ma ngjisë, le që nuk ka njëherë se është mashtrim për të na thënë që nuk duhet të punojë uzina këtu, atje dhe Kina atje, kjo është një gjë tjetër që nuk u duhet. Do ta ‘ndez’ parlamentin nga nesër në orën 10, t’u japin paratë hajdutët” tha ai.

Pas burrave, sot është dita e 11-të e grevës së urisë së grave naftëtare, që kërkojnë pagat e prapambetura duke mos hequr dorë nga rezistenca pavarësisht thirrje së kryeministrit, që tha se për t’u ulur për të negociuar duhet të dalin.db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!