El Clasico ka një mbret “mbret”, Sergio Ramos barazon rekordin

schedule10:56 - 25 Tetor, 2020

schedule 10:56 - 25 Tetor, 2020

Sergio Ramos ka barazuar një rekord të Real Madrid, pasi një ditë më parë luajti për të 31-n herë në El Clasico, në kampionat. Jo vetëm kaq, pasi qendërmbrojtësi që mban edhe shiritin e kapitenit shënoi edhe golin e tretë të ndeshjes vulosi triumfin 1-3 kundër Barcelonës.

Rekordi mbahej nga dy emra të mëdhenj të klubit të Realit. Francisco Gento dhe Raul Gonzales. Ramos iu bashkua kampionëve në fuqi të Spanjës 16 vite më parë dhe që prej atyre nuk ka munguar në asnjë përballje kundër katalanasve.

Ramos është lojtari që ka luajtur më shumë El Clasico me fanellën e Realitm teksa numëron në total 45 përballje. 31 përballjeve El Clasico të luajtura në La Liga i shtohen edhe 7 të zhvilluara në Kupën e Mbretit, 6 në Superkupën e Spanjës dhe 1 në Champions League. Për herë të parë në El Clasico ai luajti më 19 nëntor 2005, në një ndeshje kampionati në “Santiago Bernabeu”. /abcnews.al