Khabib Nurmagomedov u konfirmua sërish një kampion absolut në sportet luftarake (MMA). 32-vjeçari nga Dagestani nuk hasi fare probleme për të fituar duelin e UFC 245 përballë Justin Gaethje, që u zhvillua në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Khabib i mjaftuan dy raunde për të shkatërruar kundërshtarin amerikan, në ndeshjen e fundit të karrierës. “Kjo është ndeshja ime e fundit, nuk ka asnjë shans të kthehem pa babanë tim“, deklaroi kampioni rus, i cili nuk i përmbajti emocionet në fund të takimit.
Victory for Khabib and the Champion is overcome with emotion.
A beautiful moment of respect as Justin Gaethje joins him in the centre of the mat.
One step closer to Father’s Plan ?#UFC254 pic.twitter.com/1Gd6xRNAaA
— UFC on BT Sport (@btsportufc) October 24, 2020
Fitorja ishte për babanë e vet, të cilin e humbi kohë më parë për shkak të Covid-19. Khabib u ul në gjunjë pas triumfit në mes të ringut, aty ku qëndroi disa sekonda duke qarë. Në një moment iu afrua edhe Gaethje.
Amerikani i tha disa fjalë, e përqafoi dhe më pas të dy u çuan në këmbë. Skenë emocionuese dhe gjeste që i dhurojnë vetëm kampionët e mëdhenj… /abcnews.al