“Për mendimin tim nuk ishte penallti“, u shpreh Roland Koeman, trajneri i Barcelonës, në lidhje me vendimin e VAR-it në El Clasicon Barcelona-Real Madrid, duel që u mbyll 1-3 për djemtë e Zidane.
Sergio Ramos nuk gaboi nga pika e bardhë, duke shënuar golin e dytë të ekipit të tij. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, kapiteni i “Los Blancos” tha këto fjalë:
“E luajtëm këtë ndeshje me një entuziazëm të madh dhe jemi shumë të lumtur që ia dolëm të marrim tre pikët. Një fitore që na bën mirë në aspektin emocional.
GOAL!!!
#ElClasico 1-2 Sergio Ramos penalty 63′——————————————–
folow @noobfcb for more goals!! pic.twitter.com/eOEXR3YAIi— follow the @noobfcb account (@n25bfcb) October 24, 2020
Ia dolëm të lëmë pas krahëve kritikat që kemi marrë. Të dy ekipet luajtën me respekt ndaj njëri-tjetrit. Ia dolëm t’i hiqnim Barcelonës qarkullimin e topit, ata vuajnë kur ndodh kjo gjë.
Penalltia? Isha gati të kërceja, por Lenglet më pengoi. Të gjykosh vendimin e arbitrit për një faull kaq të qartë, është padrejtësi.
Ka raste kur arbitrat bëjnë një punë të mirë, në raste të tjera gabojnë, por kjo ishte një penallti sade“, u shpreh mbrojtësi i famshëm spanjoll. /abcnews.al