Barcelona humbi 1-3 në El Clasicon e zhvilluar në “Camp Nou” përballë Real Madrid, duke regjistruar humbjen e dytë radhazi në kampionat.
Trajneri i skuadrës katalanase, Roland Koeman vlerësoi lojën e ekipit të tij, por nuk i kurseu kritikat për teknologjinë VAR, që i akordoi një penallti skuadrës mike.
“Niveli i lojës tonë ishte i kënaqshëm, zhvilluam një ndeshje të mirë. Në pjesën e dytë tu bazuam te loja një kundër një. Në fund rrezikuam, ishim të detyruar, pasi po e humbisnim ndeshjen.
Golat dhe rastet e BARCELONA-REAL MADRID
Penalltia e Realit? Për mendimin tim nuk ishte. I kërkova arbitrit të më shpjegonte njëherë e mirë se si funksionin VAR-i këtu në Spanjë.
Nuk arrij ta kuptoj, pse përdoret vetëm kundër nesh teknologjia?“, deklaroi trajneri holandez i Barcelonës. /abcnews.al