Durrës, arkeologët zbulojnë objekte të rëndësishme

schedule15:22 - 14 Qershor, 2018

schedule 15:22 - 14 Qershor, 2018

Ekspedita e arkeologëve në Durrës ka arritur të nxjerrë në sipërfaqe objekte me vlerë për qytetërimin në antikitet. Kësaj here bëhet fjalë për sende dhe objekte që tregojnë për një banesë të braktisur në rrethana dramatike.

Një banesë në antikitet e braktisur dramatikisht, duket se po zbulohet gjatë gërmimeve në Durrës. Ekspedita arkeologjike shqiptaro-franceze ka arritur në pikën më të thellë të gërmimeve, duke nxjerrë në dritë disa objekte te që datojnë të shekullit 2-të apo të 3-të pas Krishtit.

“Bëhet fjalë për enë qeramike, enë qelqi e shkrirë nga nxehtësia, ndoshta edhe disa elementë bronzi dekorues apo edhe elementë bronzi zbukurues bizhuteri”.

Sipas arkeologut Eduart Shehi tregojnë braktisjen e menjëhershme të një banese të rrëzuar në mënyrë dramatike.

Gërmimet në këtë pjesë të rëndësishme arkeologjike të qytetit ndodhen në sesionin e 6-të saj. Fillimisht puna nisi me pastrimin e sipërfaqes, për të vijuar më pas me gërmimet. Gjatë punës së tyre, arkeologët kanë zbuluar edhe fragmente muresh që i përkasin shtresëzimit të periudhës romake.

Gërmimet, po kryhen në pjesën jugore të Forumit Bizantin për të bërë lidhjen midis banjave që i përkasin periudhës romake që gjenden poshtë pallatit të kulturës. Vetëm pas një muaji pritet që ekspedita franceze të dalë me konkluzionet përfundimtare mbi zbulimet arkeologjike, në të cilat fle qyteti antik i Durrësit./abcnews.al