Nesër luhet El Clasico e Spanjës, një nga duelet më të forta dhe spektakolare në planet. Barcelona pret Real Madrid në “Camp Nou”, takim që nis në orën 16:00. Jordi Alba është rikthimi i madh për këtë përballje, teksa do të mungojnë Ter Stegen dhe Umtiti. Trajneri i skuadrës katalanase, Roland Koeman ka prekur disa tema gjatë konferencës për shtypin.
“Reali nuk ka treguar formën e tij më të mirë në ndeshjet e fundit, por kjo nuk do të thotë që vijnë me moral të ulët në sfidën ndaj nesh. Ata janë një ekip me eksperiencë të madhe dhe kanë kualitetin e duhur për të fituar ndeshjen.
Nuk do t’u mungojë motivimi, e sigurt që nuk do të lënë hapësira të mëdha siç kanë bërë në ndeshjet e fundit. Pres një Real të fortë dhe shumë kompakt. Sergio Ramos? Është një ndër më të mirët, ka personalitet të madh dhe ka rëndësi të madhe nëse do të luajë apo jo. Mungesa e tij mund të ndikojë te Reali.
LEXO EDHE: Pique: Barbare të paguash për të na kritikuar! Messi? Emri i tij t’i vihet stadiumit
Djemtë e mi po punojnë fort çdo ditë dhe meritojnë ta fitojnë këtë ndeshje. Suksesi në El Clasico do konfirmojë se jemi në rrugën e duhur. Pique? Çdokush ka të drejtë të thotë mendimin e tij dhe unë e respektoj atë të Gerard. Ai ka më shumë vite se unë këtu, ka të drejtën të shprehë atë që mendon. Rëndësi ka që të përqendrohet te ndeshja me Realin.
Ulja e rrogave? Nuk më shqetëson si çështje. Nëse mungon diçka në stërvitje apo në ndeshje, unë merrem me lojtarët. Është normale që drejtuesit do të tentojnë uljen e rrogave në këtë periudhë pandemie. Në të njëjtën kohë, e kuptoj mirë edhe pozicionin e lojtarëve. Detyra ime është t’i stërvis mirë dhe të fitoj ndeshjet“, përfundon trajneri holandez. /abcnews.al