Sipas MeteoAlb, kthjellime dhe vranësira kalimtare vijojnë ndikimin deri pas mesditës, kur vranësirat fuqizohen në ekstremin verior dhe zonat lindore, duke sjellë shira të përkohshëm.
Në orët e vona të pasdites shirat largohen edhe nga zonat malore, duke lënë territorin me kthjellime dhe vranësira të shpeshta, kryesisht në veri dhe qendër.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie me 1 – 2°C në mëngjes dhe gjatë mesditës duke variuar nga 13 në 31°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi perëndimor, duke ruajtur në det dallgëzimin deri 2 ballë./abcnews.al