Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimet për dy procedura prokurorimi në lidhje me dy tenderë të zhvilluara në Bashkinë e Gramshit.
Në kuadër të këtyre hetimeve, është thirrur në Prokurori, Kryetari i Bashkisë Gramsh Klodian Taçe.
Mësohet se Taçe është marrë në pyetje nga Prokuroria e Elbasanit, përreth 3 orë.
Siç raporton gazetari Aldo Kozarja për abcneës.al, mësohet se janë marrë në pyetje gjithë kryetarët e bashkisë së qarkut, gjithë komisionerët, njësia e prokurorimit, ndërsa kryebashkiaku Taçe si titullar i institucionit që ka filluar procedurat e prokurimit për tenderat.
Bashkë me të janë shoqëruar edhe dy persona të tjerë.
Klodian Taçe ka patur edhe më herët probleme me drejtësinë, pasi është akuzuar se kishte fshehur në formularin e dekriminalizimit, hetimin për vjedhje nga Prokuroria e Tiranës në vitin 2009.
LEXO edhe: Kryebashkiaku i Gramshit reagon pas akuzave për fshehjen e dënimit: Shihemi në gjykatë
Nuk ka ende një reagim zyrtar nga autoritetet apo nga vetë z.Taçe, teksa pritet që në vazhdim të dalin detaje të reja në lidhje me këtë çështje.
n.d./abcnews.al