Ndahen çifti i njohur i showbizit, i japin fund martesës 7-vjeçare

schedule11:59 - 23 Tetor, 2020

schedule 11:59 - 23 Tetor, 2020

Aktorja Lake Bell dhe burri i saj Scott Campbell janë ndarë pas shtatë vitesh martesë.

Lajmin e ka dhënë vetë 41-vjeçarja, e cila përmes një postimi në Instagram thotë se do ta vazhdojnë respektin ndaj njëri-tjetrit.

“Pas 9 vitesh së bashku, 7 vjet të martuar, 2 fëmijë, Scott dhe unë po i japim fund martesës sonë, por po vazhdojmë familje e dashur. Me respekt dhe dashuri ne do të vazhdojmë të ndajmë kujdestarinë për fëmijët dhe miqtë të mirë për të gjitha ditët tona të kaluara bashkë”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë që dyshja u takuan në vitin 2011 në xhirimet e e How To Make It In America. Ata u martuan dy vjet më vonë. Lake dhe Scott janë prindër të vajzës Nova, 6 vjeç dhe djalit Ozgood, 3 vjeç. l.k/abcnews.al