Një 55-vjeçar humbi jetën në spitalin e Beratit vetëm një orë pasi ishte aksidentuar në rrugën Berat – Ura Vajgurore. Viktima, sipas policisë, është Andrea Prifti, i cili po ecte në anë të rrugës në vendin e quajtur Moravë.
Një makinë tip Benz që drejtohej nga një banor i Kuçovës e mori para dhe e hodhi në anë të rrugës. Të dëmtuarit iu dha ndihmë e shpejt, por ai nuk mundi t’u mbijetoi plagëve dhe ndërroi jetë në spital.
Policia ka ndaluar drejtuesin e makinës për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al