Konferenca Antisemitizëm, Yuri Kim: Pres me padurim fjalën e Mike Pompeo

schedule18:51 - 22 Tetor, 2020

schedule 18:51 - 22 Tetor, 2020

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka reaguar, pas lajmit se Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo do të marrë pjesë në Konferencën Ballkanike Antisemitizëm që organizohet nga Shqipëria.

Kim shprehet se pret me padurim fjalën e Sekretarit Amerikan të Shtetit, që pritet të flasë për antisemitizmin.

Kryediplomatja shton se Shqipëria i mbrojti hebrejtë si asnjë vend tjetër.

“Në pritje të fjalimit kryesor të Sekretarit Mike Pompeo në Forumin Ballkanik Kundër Anti-Semitizmit, që do të organizohet nga Shqipëria më 28 tetor, shtet që mbronte hebrenjtë, kur askush tjetër nuk do të bënte gjatë Luftës së Dytë Botërore e që votoi unanimisht në Parlament sot për të miratuar”, shkruan Kim. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!