Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: Zgjidhja do të jetë e dhimbshme

schedule17:04 - 22 Tetor, 2020

schedule 17:04 - 22 Tetor, 2020

I dërguari Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është pjesëmarrës në panelin e Forumit të Sigurisë në Beograd, i cili po zhvillohet virtualisht.

Lajçak në fjalën e tij para përfaqësuesve në këtë Forum ka thënë se zgjidhja mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë e dhimbshme.

Ndër të tjera ai ka theksuar se është e rëndësishme normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve.

Tri qëllimet e procesit- normalizimi i marrëdhënieve, zgjidhjet në pajtim me normat dhe vlerat evropiane që sjellin rajonin më afër, kontributin në stabilitetin rajonal. Zgjidhja do të jetë një kompromis i dhimbshëm, por ata që e bëjnë do të jenë në anën e duhur të historisë”, ka thënë diplomati sllovak. e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!