Lerda: Aventura te Partizani pozitive, fitova Superkupën. Presidenti nuk pati durim

schedule15:56 - 22 Tetor, 2020

schedule 15:56 - 22 Tetor, 2020

Franco Lerda është rikthyer të flasë për aventurën në stolin e Partizanit. Trajneri italian drejtoi klubin e famshëm shqiptar gjatë periudhës qershor 2019-dhjetor 2019 dhe flet rreth saj në një prononcim për TMW.

Eksperienca ime me Partizanin ishte pozitive. Luajtëm në paraeliminatoret e Champions League, por u eliminuam nga Qarabag, një klub me 25 milion euro buxhet që paraqitet mirë në kompeticionet evropiane.

Kishim përballë një kundërshtar shumë të fortë. Ndeshja e parë shtëpiake u mbyll pa gola, teksa në kthim ishim në lojë deri 5 minuta përpara fundit të takimit. Më pas luajtëm në Europa League ndaj Sherif Tiraspol, Juventusit të Moldavisë.

 

Prezantimi te Partizani…

Ndërkohë, fituam Superkupën e Shqipërisë dhe e nisëm shumë mirë sezonin. Kemi qenë në krye për të gjithë fazën e parë, më pas ndodhi një kthesë sepse presidenti donte të fitonte para kohe.

E lëshuam kreun, ishim një pikë larg vendit të parë, por kishim humbur ndeshjen direkte me ta. Në atë moment, ramë dakord që të ndërprisnim bashkëpunimin. Partizani e mbylli sezonin në vend të gjashtë.

Unë e cilësoj si një aventurë dhe përvojë të mirë. U njoha me një kulturë të ndryshme nga e jona dhe rezultat sportive ishin të kënaqshme“,  përfundon trajneri italian. /abcnews.al