Deputeti Adriatik Alimadhi, ka reaguar me tone kritike seancën e sotme plenare gjatë diskutimit për dy nismat që sjellin disa ndryshime në ligjin që merret me studimin e krimeve dhe pasoja të komunizmit.
“Nuk di nga ç’përbërje mendore vini ju. Si mundet që periudhën e komunizmit e fshini. Në momentin që është krijuar partia kriminale komuniste 2 nëntor 1941 deri 29 nëntor 194. Kush luftoi për këtë vend? Po ju po talleni edhe me komunistët , po talleni me socialistët, po talleni me shqiptarët”, u shpreh ai.
Ndërsa gjatë fjalës së tij kishte ndërhyrje nga deputeti Sadri Abazi, Alimadhi reagoi ashpër: Pusho ti mbylle gojën, vetëm gam.. gam di të bësh. Qelbësirë je nga goja. Ty do të japim kockë, seajo të bën mirë ty”, tha ai.
Ndërsa shtoi se këto 30 vite vendi ka qenë i përçarë , ndërsa kërkoi të ngrihet një Akademi që të merret me studimin e kësaj çështje.
/abcnews.al/