Atalanta reagoi shpejt pas humbjes me Napolin dhe mbrëmjen e kaluar siguroi tre pikët e para në Champions League pas fitores 0-4 jashtë fushe me Midtjylland. Nisje shumë e mirë në grupin D, aty ku bëjnë pjesë edhe Liverpool me Ajax.
Papu Gomez shënoi një nga golat e fitores. Kapiteni i ekipit italian dhuroi një goditje fantastike dhe, në një prononcim për Sky Sport, flet rreth suksesit në tokën nordike, ndryshimit pozitiv tek Atalanta dhe lojtarët e Gasperinit.
“Skuadra luajti shumë mirë, e nisëm takimin në mënyrën e duhur. U treguam të sigurt edhe në mbrojtje, kundërshtarët nuk na rrezikuan aspak. Kjo Atalantë ka krijuar eksperiencë dhe ka fituar siguri të madhe.
Papu Gomez ?? pic.twitter.com/WV4gEl2UjB
— Ömer Faruk Çakin (@omerfarukcakinn) October 21, 2020
E kemi të qartë që në Champions League mund të ndodhë gjithçka. Fitorja në takimin e radhës (në shtëpi përballë Ajax) na krijon komoditet në renditjen e grupit. Hedh sytë nga shokët e skuadrës dhe shoh që të gjithë janë bërë titullarë në kombëtaret e tyre.
Kjo gjë na ndihmon, sot kemi më shumë eksperiencë se më parë. Golat e mi? Kohët e fundit po luaj më afër portës. Kur topi futet në rrjetë në një apo dy raste, shtohet besimi dhe tenton të gjuash edhe më shumë.
Të gjithë lojtarët i kanë të qarta detyrat e tyre. Nëse është e nevojshme të kthehem pas për të ndihmuar skuadrën në mbrojtje, e bëj pa probleme. Të gjithë e ndjejnë shumë fanellën dhe janë të lidhur me qytetin e Bergamos, është diçka çmendurisht e bukur“, përfundon Papu Gomez. /abcnews.al