Qarkullonte me armë zjarri, arrestohet 29-vjeçari, sekuestrohet lëndë narkotike dhe 10 mijë euro

schedule09:09 - 22 Tetor, 2020

schedule 09:09 - 22 Tetor, 2020

Policia e Kukësit ka njoftuar se është arrestuar një person pasi qarkullonte me armë zjarri me vete dhe një shumë prej rreth 10 mijë euro me vete.

Ai është identifikuar si A.Q., 29 vjeç, ndërsa pas kontrollit edhe në banesën e tij, efektivët kanë sekuestruar një armë zjarri kallashnikov, 28 fishekë dhe 2.9 kg cannabis sativa ndërsa në çantën e dorës një pistoletë dhe një karikator me 6 fishekë.

Operacioni i koduar “Babina” u organizua pas marrjes së informacioneve të siguruara në rrugë operative se një person po qarkullonte me armë zjarri me vete.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Babina”.

Operacioni nga DVP Kukës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tropojë.

Qarkullonte me armë zjarri pistoletë dhe një shumë të konsiderueshme në euro me vete, kapet dhe prangoset nga Policia.

Gjatë kontrollit në banesën e tij në fshatin Babinë, Policia gjeti dhe sekuestroi edhe një armë zjarri kallashnikov, municion luftarak dhe një sasi lënde narkotike kanabis.

Strukturat e DVP Kukës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tropojë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, si dhe mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas po qarkullonte me armë zjarri me vete, organizuan punën dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Babina”.

Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. Q., 29 vjeç, banues në Babinë, Tropojë.

Në një lokal në qytetin e Barjam Currit, gjatë kontrollit të ushtruar, në çantën e dorës së shtetasit A. Q. shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri tip pistoletë, një karikator me 6 fishekë dhe 10180 euro.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në fshatin Babinë, Policia gjeti dhe sekuestroi edhe një tjetër armë zjarri kallashnikov me 28 fishekë, ndërsa në afërsi të banesës u gjet një sasi prej 2.9 kg lëndë e dyshuar cannabis sativa.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për zbardhjen e dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

n.d./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!