Kryeministri i Kosovës hesht për ‘avullimin’ e 2 mln €, Mustafa merr në mbrojtje “Financat”

schedule22:36 - 21 Tetor, 2020

schedule 22:36 - 21 Tetor, 2020

Nga kryeministri i Kosovës Hoti ende nuk ka asnjë reagim për “zhdukjen” e mbi 2 mln eurove nga thesari i shtetit, pavarësisht se skandali është kryefjalë në Prishtinë. Ndërkohë që Isa Mustafa ka  marrë në mbrojtje ministren e Financave, pasi PDK-ja kërkoi dorëheqjen e saj.

Qytetarë të nderuar. E përkrah plotësisht Ministren E Financave, Hykmete Bajrami në betejën e saj kundër kriminelëve që vodhën mbi 2 milion euro nga Thesari i shtetit. Shoh se dikush ka dëshirë dhe bën thirrje që ajo të japë dorëheqje.

 Por ata duhet ta kuptojnë se ministrja Bajrami nuk është aty për tu dorëzuar para hajdutëve duke krijuar boshllëk për fshehjen e gjurmëve të vjedhjes së parasë publike, por për tu ballafaquar me krimin dhe me hajdutët, ashtu siç po vepron me të drejtë ajo.

 Krimi, korrupsionin dhe plaçkitja e parasë publike ka adresë. Ftoj të gjitha organet shtetërore të punojnë për zbardhjen e shpejtë të këtij rasti, që të kthehen paratë e vjedhura nga Buxhetini Shtetit dhe kriminelët të përgjigjen para ligjit” shkruan ai.

Një punëtor i Thesarit të Kosovës, me inicialet L.G, dyshohet se ka bërë transferimin e mbi 2.1 milionë eurove përmes katër transaksioneve të ndryshme, në llogari të kompanisë, LDA Group Shpk (shoqëri me përgjegjësi të kufizuar), me bazë në Llapushnik, fshat në Komunën e Gllogocit, 30 kilometra larg Prishtinës./ db/Abcnews.al