Ndërtimi i Unazës së Madhe, IKMT nis shembjen e 20 objekteve tek “Astiri”, aksioni pa incidente

schedule18:27 - 20 Tetor, 2020

schedule 18:27 - 20 Tetor, 2020

Nga Maksi Rama

IKMT nisi sot nje aksion për shembjen e 20 objekteve në zonën e Astirit, në funksion te  punimeve për projektin e Unazës së Madhe.

Fadromat e IKMT-së të mbështetura edhe nga policia e shtetit e ajo bashkiake kishin në fokus të shembjeve 20 godina 2 deri në 4 katëshë.

Sipas Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit 20 objektet janë kryesisht godina banimi dhe biznesi. Një pjesë e tyre ishin shpronësuar, ndërsa pjesa tjetër ishin skualifikuar nga procesi i legalizimit. 

Aksioni i IKMT per shembjen e ndërtesave, u zhvillua i qetë. Banorët i kanë boshatisur ambientet prej disa muajsh. Ndaj gjate këtij aksioni nuk pati asnjë incident.

Pavarësisht aksionit të IKMT, qarkullimi i mjeteve nga Sheshi Shqiponja drejt Pallatit me shigjeta dhe anasjelltas vijoi normalisht.

Faza e tretë e punimeve për Unazën e madhe te Tiranes, sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, pritet të zgjasë 4 muaj. Gjate kësaj periudhe pritet te këtë kufizim te lëvizjes së mjeteve qe vijnë nga Durrësi ne Tiranë për shkak te punimeve te sheshi Shqiponja. Trafiku i mjeteve do te devijoje nga rruga e Ndroqit dhe ajo e Elbasanit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!