EMRAT/Gjykata e Posaçme kalon për gjykim çështjen për “Grabitjen e Rinasit”

schedule10:20 - 20 Tetor, 2020

schedule 10:20 - 20 Tetor, 2020

Gjykata e Posaçme kalon për gjykim çështjen e “Grabitjes së Rinasit”.

Siç raporton gazetarja Glidona Daci për abcnews.al, të pandehur për grabitjen e disa milionë eurove në 9 prill të 2019 në Rinas janë:

Eldi dhe Klement Çala, Oltion Veseli, Renaldo Sula, Elton Pikli, Alkond Bengasi dhe Talo Çela, ky i fundit ende në kërkim.

Ndërkohë Gjykata e Posaçme ka pushuar akuzën për Ragip Hajdinin i cili humbi jetën disa muaj më parë. Gjatë zhvillimit të seancës paraprake i vetmi që ka ka kërkuar gjykim të shkurtuar është Renaldo Sula.

Më 9 prill të vitit të kaluar 4 persona të maskuar grabitën 4.6 milion euro nga barku i avionit “Austrian Airlines”.

Paratë i përkisnin bankave të nivelit të dytë dhe do të transferoheshin jashtë Shqipërisë.

Autorët u futën nga hyrja e pasme e aeroportit me një furgon me mbshkrimin “Hetimi Tatimor”.

Pas grabitjes, autorët u përleshën me policinë, ku mbeti i vrarë Admir Murataj, i cili cilësohet si koka e grupit.

n.d./abcnews.al