Sulmi ndaj ndërtesës së Qeverisë së Kroacisë, publikohen pamjet

schedule16:55 - 19 Tetor, 2020

schedule 16:55 - 19 Tetor, 2020

Këtë të hënë kanë dalë pamjet e para të sulmit në Sheshin e Shën Markut, përkatësisht para ndërtesës së Qeverisë në Zagreb të Kroacisë disa ditë më parë.

Mediat vendase bëjnë me dije se gjatë një konference të jashtëzakonshme për shtyp, shefi i Policisë, Nikola Milina, ka publikuar disa pamje nga sulmi para ndërtesës së qeverisë.

Nga pamjet shikohet momenti i sulmit, ku pasi sulmuesi i identifikuar tashmë si Danijel Bezuk, pasi qëlloi të shtënat e para, më pas u tërhoq në rrugë, ku ai rimbushi municionet dhe më pas u kthye, dhe hoqi dorë nga sulmi i mëtejshëm pasi një nga oficerët e policisë qëlloi mbi të.

Sipas shefit të policisë Milina dhe avokates së Shtetit në Zagreb, Jurica Iliç, se akti ishte kryer me një “modalitet terrorist”.

Ndërsa shefi i çështjeve speciale të policisë, Miljenko Radniç ka zbuluar disa detaje më shumë dhe tha se besonte se sulmuesi kishte për qëllim të hynte në ndërtesën e qeverisë.

“Vetë sulmi zgjati për një kohë shumë të shkurtër, disa sekonda, pas së cilës autori u largua nga vendi i ngjarjes. E gjitha që mund të konkludohej ishte që oficerët e policisë të kryenin detyrën e tyre kryesore, që ata të mbronin objektin, qeverinë dhe parlamentin”, ka thënë Radniç.

Ndër të tjera policia kroate kishte thënë se “është vërtetuar se më 12 tetor, rreth orës 8 të mëngjesit, një qytetar 22-vjeçar kroat erdhi në Sheshin e Shën Markut dhe qëlloi disa të shtëna nga një armë automatike në drejtim të tre oficerëve të policisë që ishin atje në atë kohë – nga ku ai plagosi rëndë një polic 31-vjeçar.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!