Presindeti i FSHF-së, Armand Duka zhvilloi një takim në Universitetin e Sporteve. Rektori i ri është zgjedhur Agron Kasa dhe kreu i futbollit shqiptar zbulon planin e bashkëpunimit me të rreth profesioneve të reja të nevojshme për futbollin modern dhe klubet shqiptare.
“Dua të falënderoj rektorin që organizoi këtë vizitë sot. Bashkëpunimi është i domosdoshëm, jo vetëm me Universitetin e Sporteve por dhe me çdo institucion tjetër edukimi sportiv, apo edukimi të profesioneve që i shërbejnë futbollit.
Kemi interes për këtë bashkëpunim, për të siguruar të ardhmen e futbollit. E ardhmja e futbollit nuk janë vetëm fëmijët që do të luajnë futboll, por e ardhmja janë edhe specialistët që do e drejtojnë atë futboll.
Në bashkëpunim me Profesor Agron Kasën, të cilin e urova për detyrën e re të Rektorit dhe kam besim se do e ndihmojë Universitetin dhe sportin në përgjithësi, do të organizojmë disa jo kurse thjesht spontane, por duke e futur në shkolla dhe master, për të përgatitur specialistë si përgatitësi fizik, videoanalisti apo specialistë të tjerë që i duhen skuadrave dhe futbollit modern sot“, deklaroi Duka. /abcnews.al