Aktori shumë i dashur për publikun shqiptar, Tolgahan Sayisman ka nisur xhirimet për një serial të ri.
“Seref Sozu” mban titullin prodhimi më i ri turk ku Tolga do të shfaqet në rolin kryesor krah aktores së re Sude Guler. Ai ka postuar në Instagram foton promovuese të këtij seriali ku duket krah Sudes.
Mirëpo vëmendjen e të gjithëve ka marrë një koment.
“A bëhet xheloze bashkëshortja?”, ishte pyetja që i bëri një komentues Tolgës.
Ndërkohë, përgjigjen e mori nga fansat e Almedës, të cilët i shkruajtën se Almeda nuk ka arsye pse të bëhet xheloze sepse Tolga po luan thjesht një serial.
“Jo Almeda nuk bëhet xheloze sepse ky është thjesht një serial, nuk është i vërtetë. Po të bëhej xheloze Almeda nuk i ndiqte serialet e Tolgës”, u përgjigjen fansat. l.k/abcnews.al