Lagarde: Europa nuk duhet të vonojë fondin e rimëkëmbjes nga pandemia

schedule09:00 - 19 Tetor, 2020

schedule 09:00 - 19 Tetor, 2020

Europa nuk duhet të vonojë shpërndarjen e fondit prej 750 miliardë eurosh për ekonominë e goditur nga pandemia dhe duhet gjithashtu të diskutojë  krijimin e një instrumenti të përhershëm fiskal për bllokun, ka deklaruar Presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde, raporton Reuters.

Udhëheqësit europianë kanë kundërshtuar detajet e një skeme shumë vjeçare të grantit dhe huasë të quajtur Brezi i ardhshëm i BE-së, duke rritur rrezikun që paratë mund të mos shpërndahen në kohë në vendet më të prekura.

“Qëllimi i Komisionit është që të jetë në gjendje t’i shpërndajë këto fonde në fillim të vitit 2021 dhe ky afat kohor duhet të zbatohet,” tha Lagarde për Le Monde.

Ajo gjithashtu tha se udhëheqësit europianë duhet të konsiderojnë faktin që fondi i rimëkëmbjes të bëhet i përhershëm dhe gjithashtu duhet të diskutojnë për krijimin e një buxheti të përhershëm për zonën e euros./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!