Një aksident i çuditshëm ka ndodhur në Hamburg ditën e premte.
Mësohet se pak pas orës 3 pasdite, një shofer kamioni largohet nga rruga A1 për shkak të bllokimit të trafikut dhe ka tentuar të hyjë nën urën hekurudhore në Bovestrasse.
Linja hekurudhore u mbyll dhe zjarrfikësve iu desh të shkarkonin ngarkesën 14 tonë çokollatë ‘Toffifee’ në mënyrë që ta largonin përsëri kamionin.
Një zyrtar gjerman u shpreh se tek ajo urë vazhdojnë të përplasen shumë kamionë, dhe se ajo është një pikë e nxehtë e vërtetë për kamionët.l.k/abcnews.al


