Tottenham ngeci në shtëpi në një barazim 3-3 kundër West Ham, ku gjithçka u vendos në momentet e fundit të sfidës. Të besuarit e Jose Mourinhos dominuan në pjesën e parë, por në 10 minutat e fundit ata pësuan tre gola dhe dolën me një pikë nga ndeshja.
Në ndeshjen e sotme debutoi dhe Gareth Bale, i cili mund të kishte qenë heroi i Tottenham. Në minutën e 93-të takimit, kur sfida ishte ende 3-2, uellsiani mori një top nga Kanë dhe falë disa driblimeve u gjend para portierit.
Ish-sulmuesi i Real Madrid kishte një mundësi shumë të mirë për ta mbyllur ndeshjen, por në fund goditja e tij përfundoi jashtë. Më pas ishte Lanzini ai që barazoi shifrat, duke e mbyllur ndeshjen në rezultatin 3-3. /abcnews.al

