Çfarë ndodhë me makinën kur futeni me shpejtësi në gropa?

schedule17:55 - 18 Tetor, 2020

schedule 17:55 - 18 Tetor, 2020

Të gjithë jemi kuriozë të dimë se çfarë ndodhë me makinën kur futet me shpejtësi në një rrugë me gropa.

Warped Perception, një kanal në YouTube shpesh bën eksperimente nga më të ndryshmet, dhe tashmë në listë kishte edhe një makinë, e cila drejohet me shpejtësi të madhe në një rrugë me gropa, për të parë se çfarë do të ndodhte me të.

Makina e modifikuar pëson shumë dëmtime, dhe në një moment makina hap edhe airbag-un nga presioni i tepërt që ka nga gropat.

Pas kësaj videoje, padyshim mendojmë ndryshe se si gropat mund të dëmtojnë dhe ndikojnë në makinat tona dhe tani, sigurisht duhet t’i shmangim ato edhe më shumë. l.k/abcnews.al