Parashikimi i motit, kthjellime dhe vranësira do të përfshijnë vendin gjatë ditës

schedule07:20 - 18 Tetor, 2020

schedule 07:20 - 18 Tetor, 2020

Sipas MeteoAlb kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë kushtet e motit në vendin tonë gjatë paradites, ku më të shpeshta vranësirat do jenë në pjesën gjysmë lindore të Shqipërisë duke sjellë dhe shira të izoluar.

Por pas mesditës kthjellimet do të përfshijnë gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 21°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.

Kosova

Mbetet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta gjatë gjithë ditës.

Më të dukshme vranësirat do jenë në zonat perëndimore duke sjellë dhe ndonjë shi të izoluar.

Maqedonia e Veriut

Paraditja do paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Por mesdita dhe pasditja shtojnë vranësirat në MV duke sjellë dhe shira të izoluar në zonat kufitare në Shqipërinë.

Rajoni dhe Evropa

Brigjet e Egjeut vijojnë me vranësira dhe rrebeshe shiu. Gjithashtu Evropa

Lindore për shkak të temperaturave të ulëta do ketë reshje dëbore. Ndërsa kthjellimet do të përfshijnë pjesën më të madhe të Evropës./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!