Lufta në Kaukaz, Armenia dhe Azerbajxhani marrëveshje për një armëpushim të ri

schedule23:59 - 17 Tetor, 2020

schedule 23:59 - 17 Tetor, 2020

Armenia dhe Azerbajxhani kanë rënë dakord për një armëpushim të ri në Nagorno-Karabakh nga mesnata e 18 tetorit për arsye humanitare, njoftoi sonte Ministria e Jashtme armene. Njoftimi thotë se armëpushimi do të fillojë në mesnatë për t’u ardhur në ndihmë civilëve.

Të dy vendet më parë kishin fajësuar njëra-tjetrën për shkeljen e armëpushimit të ndërmjetësuar nga Rusia një javë më parë. Baku tha se 13 civilë u vranë dhe më shumë se 50 u plagosën në qytetin armen të Ganja në sulmin me raketa, ndërsa Jerevani fajësoi Azerbajxhanin për vazhdimin e bombardimeve.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, i cili ndërmjetësoi javën e kaluar për të arritur një armëpushim, foli në telefon me homologët e tij në të dy vendet dhe theksoi nevojën për armëpushim.

Presidenti francez Emmanuel Macron gjithashtu e mirëpriti zhvillimin, duke theksuar se armëpushimi duhet të respektohet në mënyrë rigoroze nga të dy palët./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!