Banorët e fshatit Bërdicë të Bashkisë Shkodër kanë protestuar për investimin e qeverisë shqiptare për rrugën nacionale Shkodër-Velipojë. Një prej banorëve thotë se ende nuk ka marrë lekët e shpronësimeve.
Të tjerë banorë ankohen për lënien përgjysmë të investimit pasi një rrugë dytësor që i lidh me kullotat në vend të rregullohej është bllokuar. Ndërsa një urë që u prish gjatë punimeve nuk u rindërtua.
Janë rreth 200 familje të cilat burimin e te ardhurave e kanë nga bujqësia dhe theksojnë se dhjetëra hektarë tokë bujqësore te cilat dëmtohen drejtpërdrejtë nga ky investim./mv. abcnews.al