Azdren Llullaku ka gjetur golin e radhës ditën e djeshme. Ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare, i dha fund aventurës bjelloruse me Soligorsk në mesin e muajit gusht dhe vendosi të rikthehet në Rumani, aty ku ka kaluar sezonet më të bukura të karrierës.
32-vjeçari nga Istogu firmosi me Concordia, ekip që garon në divizionin e dytë. Objektivi është ngjitja në elitë, teksa dje barazoi 1-1 jashtë fushe kundër U. Cluj. Llullaku zhbllokoi ndeshjen në minutat e para të pjesës së dytë.
https://streamable.com/4wd5xl
Goditje potente me të majtën e sulmuesit shqiptar dhe topi në rrjetë. Ky ishte goli i katërt për këtë sezon për Llullakun, por nuk solli tre pikët. Vendasit barazuan në minutën e 72-të dhe takimi u mbyll pa fitues. /abcnews.al