Heqja e masës disiplinore i hap rrugë, Berisha reagon pas lajmit të Abc News për Zani Caushin

schedule15:03 - 16 Tetor, 2020

schedule 15:03 - 16 Tetor, 2020

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për çështjen e Zani Caushit. Dje Abc News raportoi se Gjykata e Korçës vendosi që të shfuqizonte masën disiplinore për Zani Caushin, që iu vendos në muajin prill të këtij viti nga institucioni i vuajtjes së dënimit në Drenovë. Edhe pse nuk dihet se përse iu vendos kjo masë disiplinore, e cila më herët e komprometonte kërkesën e Zani Çaushit për të kërkuar lirimin me kusht.

Pikërisht këtë ‘njollë’ disiplinore Zani Çaushi e pastroi pasi gjykata e Korçës, në seancën e zhvilluar ditën e martë e shfuqizoi vendimin e autoriteteve të burgut të Drenovës.

Ndërkaq, në një postim në rrjetet sociale, duke iu referuar Abc News, Berisha ka treguar me 5 pika, duke ironizuar se përse Caushi kërkon lirinë.

Postimi nga Sali Berisha:

Zani ka te drejte qe kerkon lirimin:

1-Ai eshte bandit i partise.

2-Ai u tradhetua sepse vertet vrau e vrau, plackiti dhe perdhunoi sa deshi ne Vlore por me urdher dhe per interesa te Partise.

3-Zani me kollaro shik, mentori i tij kryesoi parlamentin dhe tani akademine nderkohe qe ai dergjet ne burg. Padrejtesi!.

4- Zani nuk vrau kater oficere policie dhe nuk mori 4 denime me vdekje siç vrau Dritan Dajti qe me angazhimin e Edi Rames arriti te heqe te katerta dhe pritet te lere burgun.

5- Zgjedhjet erdhen, Zani me mbeshtetjen e narkodeputetit te ben zap e sterzap Çolen e Vloren!

Ju sygjeroj te lexoni per ndjesen gjyqesore ndaj Zanit. Sb

Lexo: “Njolla” që i komprometonte strategjinë! Heqja e masës disiplinore i hap rrugën Zani Caushit

g.v/abcnews.al