Që prej ditës së djeshme në veri dhe verilindje të vendit nuk janë ndërprerë reshjet e shiut. Intensiteti i tyre më i larte ishte pas orës 21:00 e deri në orët e para të mëngjesit të sotëm e duke sjellë mjaft probleme e kryesisht në infrastrukturën rrugore.
Abcnews.al mëson se në segmentet problematike që lidhin Kukësin me Shishtavecin, Kukësin me Peshkopinë, por edhe në rrugët e Valbonës dhe Lekbibaj pati rrëshqitje masive të dherave e gurëve që sollën vështirësi për qarkullimin e mjeteve.
Ne katër akset janë dërguar makineri për të larguar inertet nga rruga. Probleme të shumta janë krijuar edhe në rrugët e brendshme në qytetin e Kukësit.
Si pasoje e amortizimit të tyre dhe mosfunksionimit si duhet të rrjetit kullues jnë krijuar pellgje me ujë në shumë rrugë të brendshme e hyrje pallatesh. Energjia elektrike është ndërprere herë pas here në disa lagje të qytetit dhe fshatra për shkak të defekteve ne tre fidera të nënstacionit elektrik në Rexhepaj.
Po ashtu probleme për shkak të reshjeve të shiut raportohen edhe në Tropojë. Mësohet se ka rrëshqitje të një pjese rruge afër urës së Balishajës në fshatin Kojel Njësia Administrative Tropojë e vjetër. Kjo urë i shërben fshatrave Shumicë e Ahmataj. g.v/abcnews.al