Balluku prezanton nismën e qeverisë: Sistem online për regjistrimin e mjeteve lundruese

schedule14:21 - 15 Tetor, 2020

schedule 14:21 - 15 Tetor, 2020

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku prezanton projektligjin për regjistrimin e mjeteve lundruese online. Balluku tha se me ndryshimet në ligj brenda vitit do të jetë gati sistemi elektronik i cili do të lehtësojë procedurat e lejeve për mjetet lundruese. Ajo shpjegoi se kostoja e këtij investimi do të jetë 35 milionë lekë dhe do të mbulohet nga buxheti i shtetit.

“Projektligji për regjistrimin, mënyrën e kontrollimit të mjeteve lundruese me motor mbi 30 kv dhe Tonazh 150 GT.është një nga projektligjet më të rëndësishme që do të kalojmë gjatë këtij legjislacioni sepse ka të bëjë me turizmin. Ky projekligj vjen si përgjigje ndaj ankesave të pronarëve të këtyre mjeteve. Republika e Shqipërisë aderon në konventën për trafikun e mjeteve detare. 

Me ndryshimet në ligj do të jepen me anë të një sistemi elektronik i cili do të bëhet funskional 1 vit pas hyrjes në fuqi. Sistemi do të lehtësojë procedurat e lejeve dhe raportimeve të mjeteve lundruese. Kostoja për ngritjen e këtyre dy sistemeve shkon në 35 mln lekë që do të mbulohen nga buxheti i shtetit , Parashikohen edhe sanksionet nga gjoba deri në 20 mijë lekë deri në bllokimin e mjetit. Shqipëria ka pasuri ujore të shumta dhe të mrekullueshme. Ftoj deputetët ta miratojnë këtë projektligj për të mos i dekurajuar këta pushues dhe turistë elitarë nga dëshira për t’u kthyer sërish në Shqipëri”, tha Balluku./mv. abcnews.al