Rrëfimi i Selës: Unë e kam kryer vrasjen, por viktimat s’janë prindërit e mi

schedule11:55 - 8 Qershor, 2018

schedule 11:55 - 8 Qershor, 2018

Autori i vrasjes së dyfishtë në Peshkopi ka pranuar në polici se e ka kryer krimin, por mohon që të ketë vrarë prindërit . Dyshohet se natën që është kthyer nga Anglia i biri ka debatuar me babain dhe nënën e tij, pasi nuk kishte sjellë para në shtëpi. Një shkak tjetër që dyshohet për konfliktin mes tyre është pronësia e një hoteli. 

Qemal Sela që vrau me automatik prindërit në Peshkopi ka dhënë dëshminë në Polici.

Hetuesit thonë se ai është kontradiktor  dhe paraqet një gjendje të rënduar psikologjike.

Gjatë deshmisë ka pohuar se e ka kryer vrasjen e dyfishtë, por nuk pranon që viktimat janeë prindërit e tij.

Nga burime të ABC News mësohet se natën që ishte kthyer nga Anglia Qemali kishte pasur një debat me prindërit, pasi nuk kishte sjellë para nga emigrimi.

Në grindje e sipër 26 vjeçari u ka kërkuar llogari prindërve për pronësinë e hotelit dhe shtëpinë që është blere para një viti në lagjen “Llixha” të qytetit të Peshkopisë.  Ky dyshohet të ketë qenë konflikti që shkaktoi krimin.

Policia i ka konstatuar Selës disa shenja në të dy krahët që i kishte të lidhur me fasho dhe dyshohet se ai është përdorues i lëndëve narkotike. Por pritet që pas përgjigjeve të analizave të përcaktoret nëse ai është konsumues droge.

I riu ekzekutoi me armë babain dhe nënën e tij në një dhomat e hotelit që përdorej si banesë. Pasi doli prej aty u arrestua nga policia e Peshkopisë.

Viktimat Flamur Sela dhe Zeqimete Sela ishin pronarët e hotelit që shërben për qytetarët, të cilët frekuentojnë llixhat e Peshkopisë.

I biri Qemali sapo ishte kthyer nga Anglia dhe prej vitesh punonte në atë shtet. Mendohet se 26 vjeçari ka marrë trajtim mjekësor në një spital të Londrës, pasi kishte shfaqur shenja depresioni. /abcnews.al