Përfundon me sukses shpërthimi i komanduar i bombës të luftës së dytë botërore në Poloni

schedule09:03 - 15 Tetor, 2020

schedule 09:03 - 15 Tetor, 2020

Ka përfunduar me sukses operacioni i shpërthimit të simuluar të një bombe të zbuluar një vit më parë në veri perëndim të Polonisë. Me një peshë 5 ton ajo konsiderohet si bomba më e madhe e Luftës së dytë Botërore e hedhur nga britanikët kundër një anijeje gjermane.

Një zhurmë pothuajse apokaliptike, në momentin e shpërthimit të simuluar të një bombe të Luftës së Dytë Botërore në Poloni. Çdo gjë ndodhi në kanalin e Piast pranë detit Baltik.

Rreth 750 banorë u evakuuan për shkak të operacioneve delikate të shpërthimit të komanduar, të bombës e cila peshonte 5 ton. E zbuluar vetëm një vit më parë në zonën veriperëndimore të vendit, ajo konsiderohet si bomba më e madhe e asaj lufte.

E projektuar nga britanikët dhe e emëruar “Djali i gjatë” njihej dhe si “bomba e tërmetit”. Ajo u hodh nga forcat ajrore të mbretërisë së bashkuar në një sulm ndaj një anije lufte naziste në vitin 1945.

Një ngjyrë e verdhë e përhapur tregon dhe pozicionin e saktë në ujë: zhytësit mundën të afroheshin vetëm një nga një për shkak të rreziqeve.

Askush nuk mbeti i plagosur gjatë shpërthimit i cili u realizua me një procedurë përzierje të ngarkesës në një temperaturë më të ulët se zakonisht. Zona ka qenë një nga bazat më të rëndësishme të marinës gjermane në detin Baltik gjatë të dy Luftërave Botërore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!