Irlanda e Veriut dhe Katalonja ishin rajonet e fundit evropiane që vendosën kufizime më të ashpra anti-Covid tw mwrkurwn nw pwrpjekje pwr të frenuar rastet në rritje me Covid-19.
Masat e njoftuara në mëngjes në Irlandën e Veriut janë të ngjashme me ato që janë parë gjatë pikut të parë të pandemisë në Mars dhe do të hyjnë në fuqi të premten. Ato përfshijnë mbylljen e sektorit të mikpritjes, veç marrjes së ushqimeve dhe jo vetëm me vete, dhe kufizime të mëtejshme të rrepta në kontaktet shoqërore, shkruan abcnews.al
Lexo edhe: Franca shton masat anti-Covid-19, nga e shtuna vendoset shtetrrethimi në qytetet e mëdha
Ministrja e parë Arlene Foster u tha ligjvënësve se ekzekutivi “vlerëson plotësisht se ky do të jetë një lajm i vështirë dhe shqetësues për shumë njerëz”, duke shtuar: “Ne nuk e bëjmë këtë hap lehtë”.
Nga ana tjetwr, autoritetet katalanase njoftuan gjithashtu në pasdite se baret dhe restorantet, përveç atyre që ofrojnë shërbimin “take away”, do të mbyllen për 15 ditë duke filluar nga e enjtja.
Pere Aragones, nënkryetari i rajonit, tha se ishte “një masë e dhimbshme por e nevojshme nëse nuk duam që pandemia të përhapet edhe më shpejt sesa tani”.
Banorët gjithashtu u nxiten të punojnë nga shtëpia nëse është e mundur dhe të kufizojnë ndërveprimet shoqërore. s.b/abcnews.al/