Në 24 orët e fundit në Greqi, janë shënuar 436 raste të reja me koronavirus, ndërsa 7 persona kanë humbur jetën.
Numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 23,495 të prekur, ku 55.5% janë burra, shkruajnë mediat greke.
Kryesisht 3,404 rastet e personave të prekur janë raste të konfirmuara nga udhëtimet e realizuara nga jashtë.
Ndërkohë 86 persona janë në intubim, të cilët një pjesë e mirë e tyre kanë sëmundje shoqëruese.
/abcnews.al/