Le Bron James dhe Michelle Obama bashkojnë forcat për të bindur afro-amerikanët që të votojnë

schedule15:38 - 14 Tetor, 2020

schedule 15:38 - 14 Tetor, 2020

Vetëm pak ditë para datës zyrtare të zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ish zonja e parë Michelle Obama në bashkëpunim me yjet e sportit dhe artit në vend, synon të dërgojë sa më shumë afro-amerikanë në kutitë e votimit.

Ish zonja e parë amerikane Michel Obama dhe kampioni i NBA-së, Le Bron James po punojnë së bashku me shumë atletë dhe artistë të tjerë afro-amerikanë për të rritur ndërgjegjësimin e tyre në mënyrë që të votojnë në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.

Mes një pandemie që në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka shkaktuar 215 mijë të vdekur, reduktimi i fondeve për shërbimin e postës pikërisht në një moment kur një numër i paprecedentë votuesish do e përdorin për të zgjedhur presidentin e tyre, ato që po afrojnë do të jenë pa dyshim zgjedhjet më të kundërshtuara në historinë amerikane bashkëkohore.

43 shtete dhe distrikti i Kolumbis iu ofrojnë qytetarëve të trembur nga radhët e gjata apo kontaktit me turma njerëzish, një alternativë. Në fakt ekziston mundësia të votosh për presidentin e ardhshëm amerikan në javët para ditës zyrtare të zgjedhjeve por jo të gjithë janë në dijeni.
Për këtë arsye projekti – jo fitimprurës i krijuar në 2018-ën nga Michele Obama së bashku me yje si Tom Hanks, Lin-Manuel Miranda dhe Janelle Monáe, por aplikohet së bashku me “Më shumë se një votë”, shoqatë e krijuar nga kampionë të ndryshëm të basketbollit për të ndihmuar njerëzit të kuptojnë se si të votojnë në mënyrë që zëri i tyre të dëgjohet.

Dy grupet po punojnë me aktivitete të ndryshme që do të mbahen nga data 18 tetor deri në 31 tetor, duke ofruar informacione, transport, masa mbrojtëse dhe çdo mbështetje tjetër për t’i ndihmuar ata që të votojnë.
Javët e kaluara dhe platformat kryesore sociale me përjashtim të YouTube – bashkëpunuan me dhjetëra personazhe të famshme në apelin për të votuar. Michel Obama u shpreh se duhet bërë e pamundura që të votojnë të gjithë e askush të mos mbetet prapa.

Iniciativa synon që afro-amerikanët të cilët do të votojnë të jenë të shumtë në numër, meqenëse në 2016-ën pjesëmarrja e tyre në votime shënoi rënie në krahasim me vitin 2012./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!