Nëndetësja bërthamore HMS Vigilant, që i përkiste marinës britanike u përfshi në një tjetër skandal në vitin 2017. Lajmi se kapiteni 41-vjeçar Stuart Armstrong, kishte një lidhje me togeren 25-vjeçare Rebecca Edwards, bëri tituj në të gjithë botën. Sipas ligjeve ushtarake në vend, është rreptësisht e ndaluar që personeli në të njëjtën anije të krijojnë marrëdhënie intime.
Por ndërsa u raportua se Armstrong ishte pezulluar nga detyra e tij, u zbulua se skandali ishte akoma më i madh. Michael Seal, i cili shërbente si kapiten i dytë, ishte gjithashtu në një lidhje me një grua tjetër. Ushtarë të tjerë u përfshinë gjithashtu në skandal se kishin kryer marrëdhënie seksuale me disa gra në pishinën e hotelit ku po qëndronin në SHBA.
Ndërkaq, gjithashtu nëntë marinarë që rezultuan konsumues të kokainës u dëbuan nga ushtria. Këtë herë, ekuipazhi ka shkelur rregullat për mospërhapjen e koronavirusit, dhe 35 anëtarë rezultuan pozitivë. Detarët nuk iu bindën urdhrave për të mos shkuar në klube striptizmi, bare dhe restorante në Georgia, ku virusi kishte shpërthyer keq.
Një zëdhënës i Marinës Mbretërore tha: “Ne nuk komentojmë për çështje që lidhen me operacionet e nëndetëseve. Sidoqoftë, në rastet kur sjellja e një individi bie ndesh me standartet, ne nuk hezitojmë të ndërmarrim veprimet që ne i konsiderojmë të nevojshme.“. /abcnews.al

