Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik Albana Fiço ka publikuar masat për vendosjen e maskës mbrojtëse në ambientet e hapura, e cila nga nesër do të jetë me detyrim. Fiço theksoi se maska do të jetë e detyrueshme për të gjithë personat mbi 11-vjeç gjatë qëndrimit jashtë shtëpisë, kur ecin në rrugë, në supermarket, në transportin publik dhe jo -publik kur udhëtojnë me persona të tjerë, para dhe pas konsumimit të kafes.
Ndërsa do të lejohen të lëvizin pa maskë ata që dalin nga shtëpia për akititet sportiv (vrap), ata që udhëtojnë vetëm me makinë, motoçikletë apo biçikletë, punonjësit që punojnë në ambiente të jashtme duke pasur distancë nga të tjerë si dhe studio televizive kur ruhet disatanca.
Të përjashtuar nga kjo masë do të jenë edhe personat me probleme shëndetësore që kanë një rekomandim nga mjeku. Në çdo rast kontrolli atyre do i kërkohet një verifikim nga autoritetet policore që do të mbikëqyrin zbatimin e vendimit të ri të qeverisë nga dita e nesërme.
“Përveç maskave mjekësore , barrierat mbrojtëse mund të jenë prej tekstili ose materiali tjetër. Maska parandalon përhapjen e stërklave. Maska duhet të shikohet si një masë plotësuese dhe jo zëvendësuese e higjienës dhe distancës. Maska duhet të mbulojë fytyrën. Duhen dezinfektuar duart. Maska nuk duhet të preket kur vendoset. Maska kirurgjikale hidhet në koshin e mbetjeve pas heqjes. Mund të lahet me larës të zakonshëm. Maska duhet pasur gjithmonë me vete.
Ajo rekomandohet Sa herë dilni nga shtëpia çdo individ mbi moshën 11-vjeç, në supermarket, në mjetet e transportit publik dhe jo publik. Në ecjen e rrugës. Gjatë qëndrimit në park ose shesh. Gjatë qëndrimit në teatër etij. Para dhe pas konsumit në bare dhe restorante. Në motoçikletë kur jeni me një person tjetër. Në institucionet arsimore dhe ato të kujdesit shëndetësor.
Mund ta hiqni kur jeni në bar por duhet ta vendosni kur dilni. Personat që nuk kanë mundësi të flasin apo të dëgjojnë, nga punëtorët që punojnë në ambiente të jashtme gjatë procesit të punës kur ka distancë, në studio televizive kur ka distancë. Nuk duhet përdorur maska nga persona që kanë sëmundje në bazë të rekomandimit të mjekut. Persona që merren me sport, kur lëvizni vetëm me motoçikletë apo makinë, në shtëpi me anëtarët e ngushtë të familjes. Atyre që nuk mbajnë maskë do i kërkohet verifikim shëndetësor”,u shpreh Fiço.
Drejtoresha e ISHP, Albana Fico në fund të deklaratës së saj ka rikujtuar qytetarët se mbajtja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe mos zbatimi i kësaj masë do të ketë penalitete sipas Aktit Normativ me 3 mijë lekë për shkelësit për herë të parë, dhe 5 mijë lekë për shkelje të përsëritur.
Ku duhet vendosur maska:
-Sa herë dilni nga shtëpia;
-Cdo individ mbi moshën 11 vjeç;
-Gjatë të gjithë ditës gjatë të gjithë veprimtarisë jashtë banesës.
-Në çdo dyqan, supermarket apo aktivitet tregtar
-Në të gjitha mjetet e transportit publik dhe jo publik kur në to gjenden persona të tjerë përveç -drejtuesit të automjetit.
-Edhe gjatë ecjes në rrugë
-Gjatë qëndrimit në të gjitha vendet publike të hapura si park apo shesh
-Gjatë të gjithë aktivitetit të punës në zyra, të gjithë institucionet publike dhe jo publike, teatër, -kinema, muze, biblioteka, etj
-Në hyrje dhe dalje nga banesa si dhe ashensorë
-Përpara dhe pas konsumit të ushqimit në bare dhe restorante
-Në motoçikletë kur merr një person tjetër jo anëtare të familjes
-Nëse jeni duke u kujdesur në shtëpi për një familjar me COVID-19
-Në të gjitha institucionet fetare.
-Nga personat që e kanë kaluar SARS COV -2 për t’u mbrojtur nga shkatarët e tjerë infektivë respiratorë.
-Në institucionet arsimore dhe ato të kujdesit shëndetësor sipas rekomandimeve të mëparshme.
Kur lejoheni te levizni pa maske:
-Nëse kërkohet për qëllime të identifikimit personal nga zyrtarët përkatës në polici, në bankë, postë, gjykatë, etj
-Gjatë ngrënies apo konsumimit të pijeve por në hyrje e në dalje nga baret dhe restorantet maska duhet të vendoset.
-Gjatë procesit të manipulimeve dentare por në hyrje e në dalje nga klinika maska duhet të vendoset.
-Nga personat që mbajnë/drejtojnë lutjen/shërbesën/ceremoninë fetare
-Nga persona me humbje të dëgjimit dhe të folurit ose për personat gjatë kohës së komunikimit me ta, nëse nuk kanë mundësi të përdorin maska të posaçme (trasparente).
-Nëse kërkohet nga stafi i dyqaneve ose marketeve përkatëse për identifikim të moshës, përfshirë blerjen e produkteve me moshë të kufizuar, siç janë duhani dhe alkooli
-Nga punëtorët që punojnë në ambjente të jashtme, gjatë procesit të punës kur sigurohet distance fizike jo më pak se 1.5m.
-Nga të ftuarit në emisonet televizive me kusht që të ruhet distanca jo më pak se 1.5 metra.
Kategorite qe perjashtohen nga perdorimi i maskes:
-Në të gjitha rastet kur përdorimi i maskës dëmton shëndetin sipas rekomandimit të mjekut të familjes.
-Nga persona me sëmundje që i bëjnë të paaftë për përdorimin maskës.
-Gjatë ushtrimit të aktiviteteve sportive.
-Nga persona të cilët lëvizin të vetëm me biçikletë, motoçikletë apo monopatinë.
-Kur në makinë është vetëm drejtuesi i mjetit ose persona që kanë lidhje familjare me të
-Në aktivitete që mund të shkaktojnë lagien e maskës, si p.sh. gjatë larjes në pishinë, liqe ose në det.
-Në shtëpi me anëtarët e ngushtë të familjes.
/ mv abcnews.al